Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Të pezullohet vendimi i GJKKO për Ballukun”, zbardhet kërkesa e Këshillit të Ministrave dërguar Gjykatës Kushtetuese
Është zbardhur kërkesa që Këshillii Ministrave i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme, ku i kërkon pezullimi i vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku. Këshilli i Ministrave kërkon që vendimi i GJKKO të pezullohet deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese. “Konflkti i kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave; Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese. Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese; Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës”, thuhet në shkresen e...