GJKKO pezulloi Ballukun, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

GJKKO pezulloi Ballukun, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

Qeveria ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me pezullimin nga funksionet e saj në qeveri të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas informacionit të përcjellë për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, në kërkesën e kryeministrisë thuhet se kërkohet shqyrtimi i konfliktit të kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave; Shfuqizimin ei vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese; Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës. Sipas nenit 103 1. Ministër mund të...