BIRN: Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk është as antiligjor dhe as unik

BIRN: Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk është as antiligjor dhe as unik

Juristë dhe ekspertë të politikës rrëzojnë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vendimi i gjykatës për të pezulluar funksionet e zv.kryeministres Balluku është një akt antiligjor dhe unikal në botë, ndërsa e cilësojnë me pasoja për demokracinë dhe shtetin e së drejtës sfidimin e vendimit nga ana e mazhorancës. Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur atë një ‘akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv”. Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pezullojë nga detyra Ballukun mbi të cilën rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera në të paktën dy raste, ndërsa hetimet mbi të...