Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
FOTO/ Shtëpi e toka të përmbytura në bashkinë e Dimalit, efektivët në terren
Vijojnë problematikat në disa zona të vendit si pasojë e motit të keq. Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz. Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur. Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.