Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zonja Kos

Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zonja Kos

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka komentuar deklarata e Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos e cila u shpreh se, zgjedhjet e 11 Majit ishin të lira dhe të ndershme. Sipas Bylykbashit, Kos nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR. Ai theksoi se komisionerja për Zgjerimin duhet patjetër ta tërheqë menjëherë deklaratën dhe mjafton të citojë raportin e OSBE-ODIHR. “Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zonja Kos. Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR. ODIHR në Raportin Përfundimtar...