Kreu i PD-së Sali Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së ka deklaruar se kjo e funit e ka cilësuar Shqipërinë si shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Europë.
Berisha hodhi akuza për një aleancë korruspioni mes kryeministrit Edi Rama dhe Pedro Sanchez.
Sipas Berishës kjo aleancë është shumë problematike, sepse censuron, ndikon dhe i shkakton shumë dëme vendeve dhe demokracisë.
“Mora fjalën së pari për të falënderuar nga zemra CDI-në, e cila është organizata e parë ndërkombëtare e partive që e ka cilësuar shtetin narkotik të Shqipërisë si shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Evropë. Lufta jonë është e vështirë, por qëndrimi juaj ishte shumë i çmuar dhe i dobishëm për ne.
Nuk do të zgjatem më tej tani për këtë shtet narkotik, sepse gjatë sesionit do të kem mundësi të flas më gjerë, por do të citoj vetëm një moment që Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së përmendi këtu lidhur me aktin korruptiv të Kryeministrit spanjoll.
Zonja Dolo, njeriu i parë në Evropë që i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ishte Edi Rama i Tiranës. “Të lutem mos u dorëzo, Pedro.” Kjo është një aleancë korrupsioni dhe, në fakt, kur i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ai e dinte shumë mirë që vetë ishte i përfshirë në korrupsione të mëdha dhe të jashtëzakonshme. Por kjo aleancë është gjithashtu shumë problematike, sepse censuron, ndikon dhe i shkakton shumë dëme vendeve tona dhe demokracisë sonë”, tha Berisha.
Shqipëria narkoshteti i parë në Europë’, Berisha: Rama, aleancë korrupsioni me…
