Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Rama: Vendim për të fituar pikë politike

Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Rama: Vendim për të fituar pikë politike

Në një fjalim të mbajtur në Kolegjin e Evropës, Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndaj deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë, e cila së fundmi njoftoi publikisht dëbimin nga vendi të rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në strehime, pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil. Rama e cilësoi këtë referencë si një përpjekje për të justifikuar “një valë të re dëbimesh”, duke theksuar se bëhet fjalë për një numër të papërfillshëm në raport me popullsinë 67-milionëshe të Britanisë. Kryeministri kujtoi se që prej vitit 2022, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe britanike, mbërritjet e shqiptarëve në Britani janë ulur ndjeshëm, ndërsa vetë shqiptarët në Britani “janë kontribuues neto”. “E sidoqoftë, faktet janë të qarta, qe nga 2022, falë një punë të përbashkëta,...