Pezullohet Balluku/ Gjokutaj godet Ramën: Manovër djallëzore për të shmangur Ballukun dhe për të shpëtuar veten

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar pas deklarimit të Ramës për vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun.
“Në fakt edhe vetë Rama e ka të qartë se vendimi i GjKKO është sipas Ligjit, Kushtetutës dhe Procedurës Penale që normon rastin!”. “Por dërgimi në GjK është manovra djallëzore e Ramës për ta shmangur Ballukun dhe për të ruajtur veten nga përplasja me të nëse e shkarkon!”, shkruan Gjokuataj në një postim në faqen e tij në facebook.
Mesazhi:
Sot KM Rama foli në lidhje me vendimin e GjKKO sa i përket pezullimit të Zëvendëses së tij!
As më shumë e as më pak KM tha se nuk do ta shkarkojë Zëvendësen e tij por do ta çonte rastin në GjK pasi ai çmon se vendimi i GjKKO është antikushtetues!
Në fakt edhe vetë Rama e ka të qartë se vendimi i GjKKO është sipas Ligjit, Kushtetutës dhe Procedurës Penale që normon rastin! Por dërgimi në GjK është manovra djallëzore e Ramës për ta shmangur Ballukun dhe për të ruajtur veten nga përplasja me të nëse e shkarkon!
Por e ka edhe 1 provim për ta kaluar! Sepse dispozita e nenit 134 të Kushtetutës së Shqipërisë në pikat “b” dhe “c” legjitimon për vënien në lëvizje të GjK vetë KM Rama ose 1/5 e deputetëve të Kuvendit! Por për fat të keq të KM Rama dhe për ironi të fatit të tij jurisprudenca e GjK në lidhje me pikën “c” te nenit 134 të Kushtetutës është ezauruar me rastin Berisha ku nuk janë legjitimuar 1/5 e deputetëve në lidhje me një kërkesë të tillë!
Dhe fati i KM qaset me prognozë të limituar pasi detyrimin e tij ligjor për shkarkimin e Zëvendëses do tja kaloje GjK për të mos u përplasur nga frika prej saj por njëkohesisht duke i ferkuar krahët e duke i thënë:
Unë timen e bëra nuk të shkarkova dhe rastin ta çova në GjK! Tani ti e di vetë sesi manovron me GjK për tu kthyer aty ku ishe!
Pra jo vetëm nuk kemi “grusht shteti” por qartazi jemi përpara një “grushti kushtetues” të Qeverisë ndaj Drejtësisë!