Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Skandal europian”, Vasili shpërthen: Rama mbron Ballukun për të shpëtuar veten, drejtësia po luhet me regji
Në një studio televizive ish deputetei I Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjatë një bisedë Vaili tha se, “mbrojtja publike që kryeministri Edi Rama i bëri Ballukut nuk është një akt solidariteti, por një lëvizje e dëshpëruar për të mbrojtur veten”. Ai e cilësoi Ramën si një kryeministër ‘të dobët dhe të shantazhueshëm’. Sipas tij, vendimi i Ramës për të ‘investuar gjithë qeverinë’ në mbrojtje të Ballukut është një provë e qartë e ‘varrosjes së reformës në drejtësi’. Ai vuri në dukje një standard të dyfishtë flagrant, duke krahasuar këtë rast me atë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. ‘Për Ahmetajn, Rama tha ‘shyqyr që është SPAK-u’, ndërsa për Ballukun investon gjithë kabinetin....