Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Krijoi kushtet për vrasjen e Durim Bamit”, SPAK përfundon hetimet për nipin e kreut të bandës “Avdylaj”
Aldo Avdylaj i është komunikuar këtë të premte mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet tashmë pritet ti kalojnë GJKKO-së me kërkesën për gjykim. Ndërkohë që prej korrikut të këtij viti, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marr mes të tjerëve, Emiliano Shullazi, Astrit Avdylaj, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale por për Aldo Avdylaj për shkak të arrestimit të mëvonshëm, gjykimi pritet të bëhet veçuar nga të tjerët. Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit. Avdylaj përfshihet në një grup...