Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(EMRAT) Akuza për trafik narkotikësh/ GJKKO dënon me 146 vite burg grupin e Gëzim Çelës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur vendimin këtë të premte për grupin kriminal të drejtuar nga i ashtuquajturi “baroni i drogës”, Gëzim Çela, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe shkëmbimin e tyre në ujërat e hapura të Adriatikut. Në total, trupa gjykuese ka dhënë 146 vite burg, ndërsa shumicës së të pandehurve u është ulur 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Mes të dënuarve janë edhe dy shtetas ukrainas, të cilët sipas dosjes kishin rolin e transportuesve të ngarkesës së drogës në det të hapur. Vendimet e GJKKO-së: Arlind Ismajlukaj – 14 vite burg; me gjykim të shkurtuar dënohet përfundimisht me 9 vite e 4 muaj. Gëzim Çelaj – 15 vite burg; me uljen...