Raporti i Bankës Botërore, shqiptarëve iu duhen shumë vite për të arritur standardin e europianëve

Raporti i Bankës Botërore, shqiptarëve iu duhen shumë vite për të arritur standardin e europianëve

Të ardhurat e shqiptarëve janë sa vetëm një e treta e qytetarëve europianë. Shqiptarëve iu duhen disa dekada për të arritur cilësinë e jetesës së popujve pjesë e “unionit”.  Në këtë përfundim ka arritur Banka Botërore në raportin “Rishikimi i Financave Publike”  Sipas dokumentit, nëse politika ndërmerr vendimet dhe reformat e duhura, shqiptarët do mund të kenë të ardhura sa gjysma e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian.   Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore në Shqipëri, tha: “Perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë varen nga forcimi i kapitalit njerëzor, përmirësimi i infrastrukturës dhe avancimi i politikave klimatike për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në, veçanërisht në kontekstin e ndryshimeve demografike. Reformat e ndërmarra kanë forcuar sistemin tatimor, por të ardhurat mbeten nën nivelin e potencialit të tyre, si...