Për të gjithë ata që më (keq)citojnë/ Manjani: Pezullimi i Ballukut është puç kushtetues, neni 242/2 nuk zbatohet për të zgjedhurit

Për të gjithë ata që më (keq)citojnë/ Manjani: Pezullimi i Ballukut është puç kushtetues, neni 242/2 nuk zbatohet për të zgjedhurit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagon sërish pas vendimit për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave për keqcitim të qëndrimeve të tij. Në një shënim të gjatë në rrjete sociale, ai argumenton se gjyqësori nuk ka të drejtë të nxjerrë nga funksioni një anëtar të zgjedhur të qeverisë dhe se interpretimi i nenit 242/2 të Kodit të Procedurës Penale në këtë rast përbën, sipas tij, “grusht kushtetues shteti”. Postimi i plotë i Manjanit: Për të gjithë ata që më (keq)citojnë Tani, në respekt të disa juristëve veçanërisht, që më komentojnë: Nëse biem dakord se ndërhyrja e gjyqsorit për nxjerrë nga funksioni qeverinë, ose për të diktuar përbërjen e saj quhet grusht kushtetues shteti, argumentet mbi ligjshmërinë e këtij veprim janë të tepërta....