Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTOT- Dyshohet se është../ Prej më shumë se 12 orë e larguar nga banesa, 15 efektivë të forcave të mbrojtjes në kërkim të 76-vjeçares
Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut vijon operacionin në fshatin Progër për kërkimin e 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila prej më shumë se 12 orësh është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Dyshimet janë se e moshuara mund të jetë mbytur në përroin e fshatit Progër, ndërsa zona është në kaos pas përmbytjeve masive nga reshjet e dendura të shiut. Në terren për gjetjen e 76-vjeçares janë angazhuar 15 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë.