Etilda Gjonaj: Shqipëria e nesërme fillon me votën tënde, më 11 maj voto për drejtësinë që s’i trembet askujt dhe…

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj, ka publikuar një thirrje të qartë për qytetarët në rrjetet sociale, duke theksuar se vota e 11 majit është vendimtare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për vazhdimin e reformave të thella në drejtësi dhe shoqëri. Ajo thekson rëndësinë e fuqizimit të grave, mbrojtjes së dinjitetit të tyre, dhe krijimit të mundësive për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. “VOTO PARTIA SOCIALISTE. VOTO ETILDA GJONAJ.
Për të finalizuar, së bashku me PS dhe Edi Ramën, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për drejtësinë që nuk i trembet askujt dhe i shërben kujtdo. Për reforma që ndërtojnë sisteme dhe nuk mbeten slogane. Për fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre, në çdo hapësirë, fizike dhe digjitale. Për të rinjtë që duan të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Për Shqipërinë e nesërme që fillon me ty. “Vota jote – përgjegjësia jonë.” 𝗩𝗼𝘁𝗼 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗩𝗼𝘁𝗼 𝗘𝘁𝗶𝗹𝗱𝗮 𝗚𝗷𝗼𝗻𝗮𝗷 #PërJuMeJu #EtildaGjonaj #votopartiasocialiste#Shqipëria2030 #PS2025 #votops✋#shqiperia2030#votoEtildaGjonaj #GratëNëVendimmarrje #TëRinjtëPërShqipërinë #ShqipëriaNëBE #DrejtësiMeZemër”, shkruan Gjonaj në rrjetet sociale.