Sa e përdorin shqiptarët internetin? AKEP publikon numrin e abonentëve, ja çfarë zbulon

Sa e përdorin shqiptarët internetin? AKEP publikon numrin e abonentëve, ja çfarë zbulon

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve në fund të muajit qershor arriti në pothuajse 694 mijë, në rritje me 1.8% krahasuar me tremujorin e kaluar dhe me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit të dytë, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte pothuajse 151 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 21.7% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut. One Albania e ka rritur numrin e abonentëve me 0.5% krahasuar me një vit më parë. Pas...