Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
GJKKO tregon pse u pezullua Balluku: Mund të prishë ose të asgjesojë provat, të shtunën i komunikohet masa
Gjykata e Posaçme do t’i komunikojë të shtunën në mëngjes ministres së pezulluar Belinda Ballukut masën që i caktoi të enjten dhe ndalimin e daljes nga shteti. Zyrtarisht pritet që në orën nëntë ajo të paraqitet në Gjykatën Antikorrupsion për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë dhe të marrjes në pyetje, një vendim ky që prek edhe të bashkëpandehurit e tjerë, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentjan Gjyli dhe atë të KESH Erald Elezi. Këta të fundit, gjyqtari Erion Çela i ka izoluar në shtëpi. Vizion plus ka siguruar disa nga arsyet e caktimit të masave të sigurisë. “Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje, pasi për shkak të detyrës që...