Rama çon “Ballukun” në Kushtetuese: Pezullimi i një anëtari qeverie, akt brutal dhe rast unikal në Europë

Rama çon “Ballukun” në Kushtetuese: Pezullimi i një anëtari qeverie, akt brutal dhe rast unikal në Europë

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Teksa bëri publik qëndrimin e tij se veprimet e drejtësisë do të respektohen nga qeveria, Kryeministri Edi Rama sqaroi se do t’i kërkojnë Kushtetueses të interpretojë nëse gjykata mund të pezullojë nga detyra Ballukun. “Do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres, por do të shkojmë të mbrojmë pavarësinë e pushtetit ekzekutiv në Gjykatën Kushtetuese. Për periudhën që flasim, qeveria nuk do të ketë zv.kryeministër dhe ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.” Krah komisioneres për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, pas samitit për planin e rritjes, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi hap të gabuar pezullimin e një zyrtari. “Pezullimi nga detyra i...