‘Shtëpia e barit’ në Australi, Elvis Pupa dhe bashkëshortja reagojnë me ironi në rrjete sociale

‘Shtëpia e barit’ në Australi, Elvis Pupa dhe bashkëshortja reagojnë me ironi në rrjete sociale

Pasi u publikua gjerësisht lajmi se Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë australiane për kultivim të një sasie të konsiderueshme kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike, ka ardhur edhe reagimi i çiftit Pupa. Nëpërmjet një postimi të bërënë llogaritë personale të dyshes së njohur, ata reaguan kështu: Elvis Pupa: Ne jemi grupi armiqësor Midhja. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit. Belina Pupa : Hidrocentralin e kam pasur unë pra! Elvis: Po unë çfarë kam patur? Belina Pupa: Ti ke patur serat! Elvis Pupa: Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë more. Belina Pupa: Po ça do thotë...