Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se Rama po ndjen rrezikun dhe “i nxjerr dhëmbët drejtësisë”, duke e akuzuar se po përpiqet të shpëtojë veten nga hetimet.
Sipas Berishës, deklaratat e fundit të kryeministrit, ku ai paralajmëroi për “kufirin kushtetues mes pushteteve”, tregojnë qartë se Rama po dërgon sinjale presioni ndaj drejtësisë, ndërsa sakrifikon të tjerët për të mbrojtur veten.
Reagimi i plotë:
Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!
Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë. Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se:
“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thot Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin. Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda.
“Asgjë s’të shpëton”/ Berisha paralajmëron Ramën: Belindën kurban, veten kushtetutë
