Aleate e Ramës/ Pezullimi i Ballukut për shkak të aferave korruptive, Agjencia AFP: Dyshohet për favorizim në 2 tendera

Aleate e Ramës/ Pezullimi i Ballukut për shkak të aferave korruptive, Agjencia AFP: Dyshohet për favorizim në 2 tendera

Agjencia e Lajmeve AFP i ka bërë jehonë pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut dhe ndalimin e saj për t’u larguar nga Shqipëria për shkak të implikimit të saj në një çështje korrupsioni me prokurime publike. Belinda Balluku, 52 vjeç, e cila shërbente njëkohësisht edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet një aleate e ngushtë e kryeministrit kujdestar socialist Edi Rama. Sipas kërkesës së SPAK-ut, gjykata “ka vendosur të pezullojë znj. Ballukun nga detyrat publike… dhe t’i ndalojë largimin nga territori shqiptar”, thuhej në njoftim. Duke qenë në atë post që prej vitit 2019, Balluku akuzohet për favorizim në dhënien e tenderëve të lidhur me ndërtimin e një tuneli 5.9-kilometërsh në një aks rrugor në jug të Shqipërisë, si dhe një segment të Unazës...