GJKKO e pezulloi nga detyra, nesër seanca gjyqësore për Belinda Ballukun, Gjylin dhe Elezin

GJKKO e pezulloi nga detyra, nesër seanca gjyqësore për Belinda Ballukun, Gjylin dhe Elezin

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë ditën e nesërme, 22 nëntor, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kreut të ARSHH Gentian Gjylit dhe drejtorit të KESH, Erald Elezi. GJKKO njofton se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues. Gjykata e Posaçme vendosi një ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Njoftimi...