“Zv/Kryeministrja, merret e pandehur dy herë dhe nuk dorëhiqet”/ Mbrojti Ballukun, ish-ministrja i përgjigjet Ramës

“Zv/Kryeministrja, merret e pandehur dy herë dhe nuk dorëhiqet”/ Mbrojti Ballukun, ish-ministrja i përgjigjet Ramës

Ish ministrja e Ramës, Irena Beqiraj ka reaguar pas marrjes në mbrojtje të Belinda Ballukut nga ana e kreut të qeverisë, lidhur me masën e pezullimit nga detyra të saj, një vendim i dhënë nga GJKKO. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Beqiraj, i kujton Ramës se pavarësisht unikalitetit, rast unikal është edhe kur një ministër, njëherazi edhe zëvendëskryeministër, merret i pandehur dy herë për të njëjtën vepër penale edhe nuk dorëhiqet apo shkarkohet. Sipas ish zyrtares së Ramës, ligjet mund të ekzistojnë në letër, por kur etika nuk ekziston, ligji pushon së qeni një busull dhe bëhet një instrument. ‘Ajo që është e qartë tanimë që mungesa e etikës moralit ka rrënjosur kulturën e instumentalizimit të ligjit ” rastet unikale meritojnë trajtim unikal”, përmbyll...