Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Janë të gjitha në dosje”/ Vendimi për Ballukun, flet analisti: ‘Zonja’, parimisht nuk ka çfarë të ndryshojë…
Analisti Artur Nura e cilëson të drejtë vendimin e qeverisë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pezullimin nga Gjykata e Posaçme për Belinda Ballukun. Në një intervistë televizive, Nura u shpreh se kryeministri Edi Rama po përdor standarde evropiane dhe kërkon që këtë çështje ta zgjidhë brenda sistemit të drejtësisë. “Është qasja më e rëndësishme e qeverisë. Një vendim i cili shkon me standardet evropiane. Këtu kemi ekuilibra të ndërtuara në mënyrë artificiale. Prishen balancat mes pushteteve. Nuk ka një rast tjetër. Është pezullim, ndërhyn në kompetencat e një ekzekutivi. Zgjidhja më e mirë, ishte dërgimi në Gjykatën Kushtetuese. Zonja Balluku, parimisht nuk ka çfarë të ndryshojë. Janë të gjitha në dosje. Prezumimi i pafajësisë, është themeli në institucionin e drejtësisë. Precedenti Veliaj tregon...