Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë
Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë një kontrolli rutinë në autostradën “Ibrahim Rugova”, autoritetet ndaluan një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa asnjë pasagjer në bord. Për shkak të dyshimeve të ngritura, mjeti u shoqërua për kontroll të imtësishëm në objektet e Doganës në Prishtinë. A2 CNN raporton se gjatë kontrollit, ku u angazhuan edhe njësi të specializuara me qen nuhatës, u zbulua një sasi e konsiderueshme prej rreth 120 kilogramësh kanabis, e fshehur brenda autobusit. Policia njoftoi se, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është arrestuar shoferi i mjetit, B.K., i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja...