Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rreth 900 mln eurot e BE-së, Marta Kos kritikon në sy Albin Kurtin
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë nisur të zbatojnë reformat e kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes. Sipas raportimeve, këto vende janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, përkatësisht për shkak të mungesës së institucioneve efektive. “Jemi mbledhur sot për të vlerësuar progresin, për të parë çfarë ka shkuar mirë me Planin e Rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë. Janë kaluar dy vjet nga katër që zgjat implementimi i planit, dhe është momenti i duhur për të diskutuar së bashku”, tha Kos gjatë samitit në Tiranë, duke iu drejtuar Albin Kurtit. Ajo shtoi se dy vendet më të avancuara në këtë proces janë Shqipëria dhe Mali i...