“Është e paprecedentë”/ Pezullimi i Ballukut si e pandehur e SPAK, Marta Kos: Duhet të ndjekim vendimet e gjykatës

“Është e paprecedentë”/ Pezullimi i Ballukut si e pandehur e SPAK, Marta Kos: Duhet të ndjekim vendimet e gjykatës

Komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos nuk ka pranuar që të komentojë vendimin e GJKKO për pezullimin e zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ajo tha se këto çështje i takojnë drejtësisë. “Nuk mund të komentojë vendime të tilla të drejtësisë. Shqipëria ka pasur një luftë kundër korrupsionit. Ne kemi pasur këtë si gjetje tonën. Është e paprecedentë. Ne duhet të ndjekim vendimet e gjykatës.”, tha ajo.