Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie”, Rama pas masave për Ballukun: Do ta çojmë në Kushtetuese
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Pas takimit, kreu i qeverisë bashkë me komisioneren për zgjerim, Marta Kos, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, Rama komentoi zhvillimet e fundit në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke e cilësuar pezullimin e zëvendëskryeministres si një rast unik në historinë evropiane. Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj zëvendësminsitres Belinda Balluku, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Rama: Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër arsyet themelore është...