“Një kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve”/ Berisha ‘zbërthen’ prapaskenat e takimit Rama-Balluku: SMS-të janë gracka

“Një kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve”/ Berisha ‘zbërthen’ prapaskenat e takimit Rama-Balluku: SMS-të janë gracka

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin Rama–Balluku, që zgjati disa orë në Kryeministri. Ai theksoi se bëhet fjal% për një ‘kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve më të mëdhenj të kombit’. Reagimi i plotë: SMS-të janë gracka! Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku. Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të. Kundrejt aludimit të Belindës se në përsekutimin e saj...