“Dënimi rritet kur vepra penale është përsëritur”, Lala zbulon sa rrezikon Balluku në përballjen me drejtësinë

“Dënimi rritet kur vepra penale është përsëritur”, Lala zbulon sa rrezikon Balluku në përballjen me drejtësinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku nga ana e GJKKO. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme për Ballukun, i cili pezullon atë nga detyra dhe i heq pasaportën. Sipas gjykatës ekziston mundësia ekzistojnë shkaqe të vënë në rrezik marrjen e provës për këtë çështje. Për shkak të detyrave të të pandehurës si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës mund të ndërhyjë në prishjen apo asgjësimin e provave dhe rrethana që vështirësojnë marrjen e provave. Gjithashtu sipas GJKKO ekziston rreziku që Balluku të kryejë sërish një vepër të tillë duke drejtuar ministrinë në fjalë dhe merret me të tjera procedura tenderuese për të cilat akuzohet. Po ashtu, sipas...