Gjykata e Posaçme vendos/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve, për masën ndaj Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme vendos/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve, për masën ndaj Belinda Ballukut

Ditën e nesërme në orën 09:00 GJKKO do të zhvillojë seancën për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra dhe iu hoq e drejta për të dalë jashtë vendit. Seanca do të zhvillohet për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. “Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të...