“Akt brutal” e ka quajtur kryeministri Rama vendimin gjyqësor për pezullimin e z/kryeministres dhe ministres Balluku, duke paralajmëruar se do e çojë këtë rast në Kushtetuese.
“Pezullimi është vendim i gjykatës që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, ky është një rast unikal në Europë.
“Ky është një lart unikal në historinë e Europës, po ashtu dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie, por, nëse një prokuror special dhe gjykatës i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënimi i funksionimit të pushtetit tjetër të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë: për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit”.
Rama tha se nuk preferon asnjë lloj sulmi nga drejtësisë së re, paçka këtyre zhvillimeve.
“Ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbritariteti të këtyre masave me asnjë lloj të këtij arbritariteti. As nuk do të angazhohemi larg qoftë me asnjë betejë politike-retorike me drejtësinë, por do të vazhdojmë me pavarësinë tonë. Do e respektojmë pezullimin e ministres dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cënuar të qeverisë vetëm te drejtësia në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund për privilegjin që do qeverisë Shqipërinë që ta bëj pjesë të BE-së”. /tesheshi.com/
Pezullimi i Ballukut, Rama: Akt brutal!
