“Plani i rritjes, rruga jonë në BE”, Samiti mbledh në Tiranë liderët e rajonit dhe komisioneren e zgjerimit Marta Kos

“Plani i rritjes, rruga jonë në BE”, Samiti mbledh në Tiranë liderët e rajonit dhe komisioneren e zgjerimit Marta Kos

Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Krerët e shteteve, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u pritën në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, i cili i uroi mirëseardhjen po ashtu edhe komisioneres së BE, Marta Kos, si edhe ambasadorit të delegacionit të BE, Silvio Gonzato. Në hapje të samitit, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë detyrat dhe e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. “Do të vazhdojmë përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij.  Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo...