Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Brunilda Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, qytetarët e presin me protesta
Brunilda Mersini ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kryetare e Bashkisë së Vlorës. Ceremonia e betimit, zyrtarizimit të saj, është kryer në teatrin “Petro Marko” ku prezentë kanë qënë këshilltarët bashkiak socialistë teksa kanë munguar ata nga opozita. Në ditën e parë të punës, Mersini është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës, të cilët janë mbledhur përpara bashkisë për të protestuar kundër aksionit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për lirimin e hapsirave publike. Ky aksion ka nisur që prej korrikut, ndërsa qytearët, kryesisht biznesmenët kanë qenë kundër, pasi janë prekur drejtpërdrejt të detyruar na ligji për të hequr tendat e lokaleve apo dhe karriget e tavolinat, të vedosura në hapësira që i përkasin komunitetit. Ish-deputetja socialiste Brunilda Mersini u zgjodh kryebashkiake me 78% të...