Pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, është pranimi i dorëheqjes së anëtarit të këshillit, Endrit Shabani. Ky i fundit ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Avokatit të Popullit, arsye për të cilën ka hequr dorë gjithashtu dhe nga drejtimi i partisë ‘Nisma Thurje’.
“PËR PRANIMIN E DORËHEQJES SË MANDATIT TË ANËTARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK, Z. ENDRIT SHABANI”
Bazuar në Ligjin Nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 49 pika 5, neni 54 gërma j), mbështetur në kërkesën me nr.35953 prot., datë 16.10.2025, paraqitur pranë Zyrës së Këshillit Bashkiak, në mbledhjen e datës __.__.2025, Këshilli Bashkiak
V E N D O S I:
Të pranojë dorëheqjen eZ.Endrit Shabani nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, kandidat në listën shumemërore të “Nisma Thurje”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.
