Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 23-vjeçarja braziliane, ndërsa pronarja do të…

Një 23-vjeçare nga Brazili ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar. E reja ushtronte prostitucion në një apartament me qira në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”.
Pronarja e apartamentit do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”.
Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion. Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht:
-shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
-H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.