Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh?/ Delegacioni i lartë gjerman vizitë në SPAK, zbulohen detaje nga diskutimet
Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në SPAK, prokurori Adnan Xholi, ka pritur sot një një delegacion të nivelit të lartë nga Gjermania, që kryesohej nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Annette Kramme. Në takim ishin të pranishëm dhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, si dhe prokurorët e posaçëm Alfred Shehu, Bledar Maksuti, Ened Nakuçi dhe Ols Dado. Sekretarja Kramme vlerësoi punën e shkëlqyer të SPAK dhe besimin e lartë që institucioni gëzon tek publiku. Në fokus të diskutimeve në takim ishte bashkëpunimi i suksesshëm ndër vite përmes skuadrave të përbashkëta hetimore dhe hetimeve paralele në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe mashtrimit kompjuterik. Gjithashtu u diskutua mbi mundësinë e forcimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi...