“Rama të kthjellohet, të largohet bashkë me…”/ Boçi nuk kursen ironitë: Duhet t’i hedhë ca ujë surratit, e jo kos

“Rama të kthjellohet, të largohet bashkë me…”/ Boçi nuk kursen ironitë: Duhet t’i hedhë ca ujë surratit, e jo kos

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa GJKKO ka pezulluar nnga detyra një ditë më parë zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Boçi teksa me nënkuptim iu ka referuar takimin të liderëve të rajonit, ku mori pjesë edhe Komisionerja e Zgjerimit të BE, Marta Kos, shkruan se kryeministri i vendit, sa herë që gjendet në vështirësi ‘lan fytyrën me Kos’, shprehje që lë të nënkuptojë, tërheqjen e vëmendjes nga skandalet qeveritare. ‘Rama sot duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos, e të kthjellohet që është kreu i çdo afere korruptive e të mos presë që të jemi gati për në Europë më 2027, por të largohet bashkë më zëvendësen e...