Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, le ta përshpejtojmë rrugën drejt integrimit

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, le ta përshpejtojmë rrugën drejt integrimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, foli sot në Tiranë gjatë Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, ku theksoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve integruese dhe mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në afrimin me tregun e përbashkët europian. Në fjalën e saj, Kos u ndal te nevoja për të avancuar me planin e dytë të rritjes, duke vënë theksin te mbështetja që BE mund t’u japë vendeve të rajonit: Ajo kujtoi se disa përfitime tashmë janë konkrete, si funksionimi i SEPA-s për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa nënvizoi se objektivi është që i gjithë rajoni të ecë përpara në sinkron. “Sot do diskutojmë për planin e dytë të zgjerimit drejt BE. Ku mund të bëjmë...