Abuzimi me tenderin e Unazës së Madhe, GJKKO: Balluku rrezikon 5 vite burg, mund të kryejë të tjera krime të rënda

Abuzimi me tenderin e Unazës së Madhe, GJKKO: Balluku rrezikon 5 vite burg, mund të kryejë të tjera krime të rënda

Belinda Balluku mund të rrezikojë deri në 5 vite burg. Kështu thuhet në vendimin e zbardhur të GJKKO, që e pezulloi atë nga detyra dhe i ndaloi daljen jashtë Shqipërisë. Sipas vendimit të GJKKO, Balluku, e cila tashmë përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuzive në Unazën e Madhe mund të kryejë të tjera krime të rënda, ekziston rreziku të prishë provat dhe të arratiset. “Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për...