“Rama s’ka ku fshihet më”/ Vendimi për Ballukun, reagon deputeti: Belinda firmosi 80% të VKM-ve, po përballen me…

I ftuar në një emision televiziv, deputeti Saimir Korreshi u shpreh se ajo që po ndodh me ish-ministren Belinda Balluku është një proces i pritshëm dhe i vonuar, i cili duhet të kishte ndodhur shumë më herët, ashtu si me çdo zyrtar tjetër.
Korreshi theksoi se si kryeministri Rama, ashtu edhe vetë Balluku, prej kohësh shfaqnin një siklet të dukshëm në daljet publike, veçanërisht në Parlament dhe përballë gazetarëve, ku gjestet dhe sjellja e saj tregonin një presion të madh të brendshëm.
Sipas tij, Balluku ka pasur një rol kyç brenda qeverisë, duke qenë se ka firmosur rreth 80% të vendimeve të Këshillit të Ministrave, çka e bën të pamundur që kryeministri të pretendojë mosdije mbi veprimtarinë e saj. Korreshi u shpreh se ka përfunduar koha kur vartësit mund të vepronin pa dijeninë e shefit, duke nënvizuar se “nuk ka më dardha që fshihen pas kurrizit”.
Deputeti shtoi se situata e krijuar sot është një pasojë e mekanizmave ligjorë të ngritur nga vetë mazhoranca, e cila sipas tij po përballet tani me “armët që ka ndërtuar vetë”, duke iu referuar çështjeve të imunitetit, mandateve dhe mënyrës sesi këto janë përdorur në të kaluarën.
Pjesë nga deklarata:
Me Ballukun, në të vërtetë, po ndodh ajo që duhet të kishte ndodhur më herët, me thënë të drejtën, si me çdo zyrtar tjetër. Unë e shikoj, e kam parë nga mosardhja e Ramës, por edhe vetë Ballukun në Parlament, në siklet të madh gjatë gjithë kohës. Përballja si sot, siç e shikoni sot edhe me gazetarët, mënyra se si lëviz, si gjestikulon me duar, është si puna e atij drejtorit që i vjen kontrolli: dikush i thotë “merr letrat”, ai thotë “dil, se do ta gjej një ditë që ka ardhur kontrolli, flasim nesër”. Edhe kjo është në të njëjtën situatë.
Do të hiqet mirë e bukur në një situatë, në një ditë të tillë, por e kundërta është ajo që tha Rama, që vërtet është sot një ditë e shënuar për atë çka ka ndodhur me gjithë qeverinë e tij. Sepse duhet thënë dhe një gjë: zonja Balluku, më duket se ka firmosur 80% të vendimeve të Këshillit të Ministrave, kështu që pjesa më e madhe e firmave janë nga ajo; ajo është ajo që e ka drejtuar qeverinë.
Iku koha kur Ramizi nuk dinte ose bënte pa dijeninë e Enverit, me ndonjë ministër tjetër, me ndonjë nga këto kanalet 200 milionë lekësh të vjetra… Po flasim për vepra madhore, kur ky që është zbardhur më keq se gjyshi, kur digjte ato dy vjet… Nuk besoj se ka më dardha që e sheh mbrapa kurrizit të tij.
Duke ditur që është siklet, jo se ka lidhje drejtpërdrejt kjo nuk diskutohet por fakti që është numri dy i tij, që e ka mbrojtur me fanatizëm, tani nuk di më se ku të vërvitet. Edhe dardhat kanë mbaruar; ka mbaruar edhe stina tani, mbaruan dhe ato, dhe problemi është që nuk di çfarë të thotë më.
Për mua SPAK-u, ose pjesa tjetër ju keni diskutuar edhe pjesën ligjore. Duke qenë se jam te pjesa e imuniteteve, tek Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve, ne e kemi ngritur këtë. Ky vetë e bëri këtë, e nisi këtë lloj.
Tani është ajo që po gatuhet, ajo çorba që e gatoi vetë me pjesën e mandateve. Po e mbani mend debatin që kemi bërë për zotin Berisha? Ato që kemi ngritur… Këta e kthyen në të tillë, kështu që këta po luftojnë tani me armët e veta. Kështu që, te kjo pjesë, nuk ka më përgjigje ky shoku këtu.
Gjithmonë që ta bëjmë një gjë… ta paketojmë, të jetë e besueshme, ta ambalazhojmë mirë…