Abilekaj: Vendimi për Ballukun është valvul shkarkimi që i shërben Ramës, përgjegjësia po zhvendoset

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se vendimi i GJKKO për masat ndaj Belinda Ballukut po funksionon si një mekanizëm shkarkimi presioni politik për Kryeministrin Edi Rama, në një moment kur opozita po e akuzon drejtpërdrejt për aferën e tunelit të Llogarasë.Sipas tij, pavarësisht nëse vendimi është kërkuar apo jo nga kreu i qeverisë, efekti është i qartë: barra e përgjegjësisë po i faturohet vetëm Ballukut, ndërsa Rama del i pa prekshëm. Abilekaj kujton edhe dëshmitë publike që implikojnë kryeministrin në proceset e tenderimit, duke theksuar se përfituesi i vetëm i kësaj lëvizjeje të shpejtë të drejtësisë është Edi Rama.Enton Abilekaj: A duhet të marrë këtë vendim gjykata, GJKKO apo jo? A është, quhet kjo Republikë e prokurorëve apo jo? Unë po ju kujtoj, nuk mund të them nëse e ka bërë Rama, e ka kërkuar Rama apo e kanë bërë ata jashtë kontrollit të Ramës, sepse nuk e kam këtë informacion, por ajo që di është që në fillim të kësaj jave, të hënën opozita bëri një foltore, protestë. E bëri para Kryeministrisë dhe zgjodhi të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit dhe zëvendëskryeministres, apo jo? Për tunelin e Llogarasë. Kjo që ndodhi sot është një valvul shkarkimi që kryeministri të shpëtojë nga kërkesa e llogarisë. Pra, në qoftë se opozita kërkon, e quan kryeministrin fajtor, bashkë me zëvendëskryeministren në çështjen e tunelit të Llogarasë, shkarkimi i përgjegjësisë te Balluku që ka bërë sot gjykata bashkë me prokurorinë, na thotë të kundërtën, na thotë që përgjegjësi është Balluku dhe kjo do e mbajë gjithë barrën e Llogarasë. Edi Rama nuk e mban, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie. Është ndryshe fare, se përveç se ka firmosur. Ne kemi një fotografi të qartë dhe një dëshmi të qartë nga Arben Ahmetaj tek komisioni juaj, që Edi Rama ishte ai që shkoi në Ankara dhe i mori këta dhe u tha, do fitojë kjo firma, apo jo? Dhe këto dihen dhe këto janë me dëshmi, ka një fotografi, ka një dëshmi të zëvendëskryeministrit, njerëzve të afërt. Pra, por edhe opozita, duke e ditur që Rama po kërkonte që ta përdorte Belinda Ballukun si valvul shkarkimi, siç përdori ata që përdori për inceneratorët, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit. Sot, vendimi i shpejtë i marrë për shkarkimin e Ballukut mendoj që i shërben kësaj, i shërben Edi Ramës. A e ka kërkuar Edi Rama pastaj? A është jashtë kontrollit të Edi Ramës, prokuroria dhe gjykata speciale? Këtë ne nuk e dimë, por përfituesi nga ky vendim, mendoj unë, është Edi Rama.