Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave
Drejtuesja e Europol, Catherine De Bolle ka paralajmëruar se rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijët përmes videolojërave. Sipas saj këto organizata tani përbëjnë kërcënimin më të madh për Bashkimin Evropian, pasi ato destabilizojnë shoqëritë duke synuar të miturit. “Instrumentalizimi i fëmijëve nga organizatat kriminale është ajo që po ndodh tani në tokën evropiane”, tha ajo në një intervistë të përbashkët me Politico dhe Welt. Ajo shtoi se fëmijët po përdoren për të torturuar ose vrarë. De Bolle mori rastin e një djali të mitur i cili u urdhërua të vriste motrën e tij më të vogël, një urdhër që në fund u ekzekutua. Ajo nuk e përjashton mundësinë që fëmijët dhe adoleshentët përdoren nga shtetet armiqësore si “spiunë” pa pëlqimin e tyre, për të regjistruar komunikimet rreth ndërtesave qeveritare....