Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Shtëpia juaj po ju pret”/ Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, kemi gabuar në të shkuarën
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot fjalimin e saj në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Kos u shpreh se publikimi i paketës së re të zgjerimit të BE-së ka sjellë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit, duke hapur një fazë të re bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë. “Është kënaqësi të jem këtu pak pas publikimit të paketës së zgjerimit, e cila ka sjellë një ritëm të ri në proces. Kjo është një çështje me të cilën po punojmë fort dhe rezultatet e saj po duken,” tha ajo. Ajo nënvizoi se stabiliteti i Evropës është i lidhur ngushtë me integrimin e Ballkanit Perëndimor: “Europa nuk mund të jetë e...