Samiti në Tiranë/ Marta Kos: Rajoni duhet të ecë së bashku, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse… 

Samiti në Tiranë/ Marta Kos: Rajoni duhet të ecë së bashku, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse… 

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot një fjalim të detajuar dhe me tone paralajmëruese në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, ku nënvizoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian.  Kos theksoi se asnjë vend i rajonit nuk duhet të mbetet pas dhe se të gjitha shtetet aspirante duhet të arrijnë përputhjen e plotë me legjislacionin e BE-së.“Duhet të ecni në sinkron. Nuk duam që askush të mbetet pas. Të gjithë i përkisni BE-së me të drejta të plota, për sa kohë arrini përputhjen me acquis të BE-së,” u shpreh ajo.  Komisionerja paralajmëroi se po afron një afat shumë i rëndësishëm: qershori, kur përfundon periudha njëvjeçare e vlerësimit për reformat e pambyllura. Nëse vendet e rajonit nuk përmbushin detyrimet, rrezikohet...