Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor dikur është parë si një luftë për t’u marrë, ndërsa tanimë, shihet shumë ndryshe, si një treg, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Për këtë, tha kryeministri, e tregojnë më së miri reformat e bëra nga vendet e rajonit, të cilat prekin financat publike, klimën e biznesit etj.
“Agjenda e reformave, 618 hapa drejt Europës. Rajoni nuk ka provuar reforma në këtë shkallë, të miratuara në kuadër të Planit të Rritjes. 414 mln euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër. 83% e të gjithë hapave që janë zbatuar. Reformat prekin financat publike, klimën e biznesit etj. Nuk i mbyllim hendekun e konvergjencës me fjalime apo takime, por i mbyllim me reforma që janë të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet. 6 infrastruktura, ndërtimi i arteries së Evropës në Korrdirotin 8, BP që lidh Shqipërinë me RMV, kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s. Nuk është thjesht një vijë në hartë, por një kabull që lidhet me zinxhirin vleror të Evropës. Kur Evropa rivendos zinxhirët e furnizimit, BP nuk duhet të jetë spektator por destinacion dhe këtë po bëjmë. Horizonti i ri i investimit, për dekada rajoni është trajtuar në rastin më të keq si luftë për t’u marrë, apo në më të mirin, problem për t’u menaxhuar. Ndërsa tani investuesit shohin diçka ndryshe, një treg dhe forcë pune, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Investimet më të fundit thonë gjithçka”, theksoi ai.
Sipas Ramës, rajoni po ecën nga rreziku në mundësi.
“BP po ecën nga rreziku në mundësi. Për vite të tëra, jemi quajtur të paqëndrueshëm, të ndërliokuar por faktet tregojnë të kundërtën, po tregojmë me reforma dhe investime se nuk jemi pika e dobët e Evropës, por mundësia e Evropës. Një treg i ri, krah pune i kualifikuar, vendndodhje strategjike, rajon që kërkon të rritet meEvropën dhe jo në kurriz të saj. Po lëvizim nga skajet e hartës, në qendër të historisë tonë evropiane në hir të ekonomisë. ”, shtoi Rama.
‘Për dekada jemi trajtuar si luftë për t’u marrë’, Rama: Jemi quajtur si të paqëndrueshëm, rajoni ynë po ecën nga rreziku në mundësi
