Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO- U pezullua nga detyra, debat në komisione për Ballukun! Kaso: Të japë dorëheqjen! Xhafaj: Respektojmë drejtësinë
Çështja “Balluku” përplasi palët edhe në komisionet parlamentare. Në atë për “Nismat Qytetare”, PD tha se Balluku është e korruptuar ndaj duhet të japë dorëheqjen, por drejtësia duhet të hetojë edhe Ramën. Replikën ia dha Fatmir Xhafaj që akuzoi PD për mbajtjen e dy standardeve ndaj SPAK. Kaso: jemi në një situatë të rëndësishme, nr.2 i qeverisë ka masë sigurimi personal, vendimmarrje e rëndësishme që duhet të marrë vëmendjen e duhur, një person kaq i korruptuar nuk jep dorëheqjen, nuk kënaq pritshmërinë e opozitës sepse duhet të merret i pandehur Rama, nuk ka mundësi që një vjedhje e tillë të bëhet pa dijeninë e tij Xhafaj: jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë, pozitive që thoni SPAK, jo SKAP, drejtësia është aty për të bërë punën e vet, edhe pse...