Çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura të SPAK, Romeo Kara zbardh prapaskenat e përballjes së Sali Berishës me…

Rigels Seliman
Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndërsa u mor në pyetjeje nga prokurorët specialë për më shumë se 2 orë lidhur me masakrën e “21 Janarit”, ku gjatë protestës së opozitës në vitin 2011 mbetën të vrarë katër persona. Dyshohet se ish-kryeministri Berisha ka dhënë urdhrin që Garda të qëllonte me armë drejt protestuesve. Por çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura të SPAK dhe çfarë e pret kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha? Për këto dhe të tjera detaje ka folur juristi dhe avokati i njohur, Romeo Kara, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive theksoi se Berisha dëshmoi para prokurorëve të SPAK si i pandehur. Kara thekson se, me paraqitjen e tij në SPAK, kreu i PD ka pranuar një pjesë të fajit, ndërsa “21 Janari” ka funksionuar si një vrasje në grup.
“Duhet të gjetet motivi, pse u dha ai urdhër. Jam i bindur që urdhri është dhënë zanor. Berisha foli në SPAK si i pandehur. Berisha ka pranuar një pjesë të fajit, pjesën e diktofon e ka konsideruar të pavlefshme. Duke njohur zhvillimet politike, motivi të çon që kemi të bëjmë me faj. Për 8 sekonda është dhënë urdhri për të qëlluar. Kjo provë do të dëshmojë shumë, do të shkëpusë fillin dhe për të zbardhur krimin. Ata do të dënohen për prishjen e provave dhe për vrasje, mund të dënohen minimumi me 20 vite burg, ose burg të përjetshëm. Kjo vrasje ka qenë si një grup i strukturuar. Janë vrarë njerëz që janë larg. Është qëlluar larg, për të dhënë shembull. Kanë shërbyer edhe shërbimet që ka dhënë Bamir Topi. SPAK të thërrasë edhe Bamir Topin dhe Ina Rama. Besoj se ka një intrigë për të parë se çfarë është deklaruar”, deklaroi juristi Kara.
GJKKO pezullon nga detyra Ballukun, Kara: Ajo duhet të japë dorëheqjen
Ndërkohë juristi Kara ka komentuar edhe vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe që është miratuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), që vendosi dy masa sigurie ndaj zv/kryeministres Belinda Ballukut, pezullim nga detyra në dy postet që mban si edhe ndalim daljeje jashtë vendit. Teksa ishte i ftuar në një studio tjetër televizive, juristi Romeo Kara thotë se vjedhja në tenderë është një fenomen kriminal shumë i përhapur në institucionet shtetërore të vendit. “Këtu bëhen punime për të vjedhur, bëhen investime për të vjedhur, ku ka tendera investimi kontrollojnë, ku të duan ta hapin, vë bast publik. Kam qenë audit i lartë dhe jam me njerëzit. Të shohin dhe lotet e tjera, të shohin a ka nxjerrë VKM dhe ligje në konflikt interesi duke qenë në ministri”, u shpreh dje ai.
Më tej juristi Kara thotë se në raste të një korrupsioni të përmasave të mëdha, është e pamundur mos të jetë e përlyer edhe opozita. “Të dyja palët vjedhin, kanë vjedhur. Vjedh gjithmonë ku ka korrupsion të madh, vjedh pushteti, vjedh opozita”, tha juristi. Sakaq, z. Kara theksoi se nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që detyron kryeministrin Edi Rama ta shkarkojë Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres për masën e sigurisë, por thotë se kjo e fundit duhet të japë dorëheqjen vullnetarisht. “Nga ana ligjore, të jesh i qartë, po të dojë e shkarkon, po të dojë nuk e shkarkon, ajo është e pezulluar, nuk duhet të kryejë veprimtari juridike me kabinetin e saj, pasi janë në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Ajo duhet të japë vetë dorëheqjen se nuk ka më arsye të rrijë ajo atje”, nënvizoi ditën e djeshme juristi dhe avokati i njohur, Romeo Kara.