Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Prezencë inertesh në rrugë, bllokohet rruga e vjetër në Qafë Plloçë
Në Qafë Plloçë në aksin e vjetër ka prezencë të shtuar të inerteve në rrugë. Edhe pse është një aks jo shumë i frekuentuar pas hapjes së re të rrugës Qukës-Qafë Plloçë përsëri evidentohen lëvizje. Inerte dhe dhera janë të pranishme përgjatë kësaj rruge. Edhe në rrugën e re Qukës Qafë Plloçë ka shkarje të lehta të dheut në anë të rrugës teksa aktualisht grupet e punës janë në terren. Gjithashtu në disa zona ka rrëzim të pemëve.