Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Ballkani Perëndimor nuk po lutet të hyjë në Bashkimin Evropian”, Rama: Kemi treguar vlera! Jemi gati për BE
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mikpriti sot në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor, komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian, si dhe drejtues nga organizata rajonale, në kuadër të Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes. Rama: Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes. Dikush mund të thotë ‘më mirë vonë se kurrë’, sidomos pas atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit rajonal nisnin udhën dhe ne mbeteshim në platformë, të zënë me mosmarrëveshjet e vjetra, duke mos marrë një biletë për të ardhmen. Europa nuk është ndërtuar duke pritur,...